
Zbulohen të tjera detaje në lidhje me ndalimin e shefit të qarkullimit Roven Zeka, drejtuesit të OPGJ Sokol Novaku si dhe punonjësit të policisë rrugore Edison Tabaku.
Sipas shkresave me datën 16 prill është përfshirë në aksident Anisa Vrioni në rrethinat e Tiranës.
Në lidhje me ketë aksident ka kryer veprime Edison Tabaku, punonjës police i njohur edhe me parë nga Ergest Vrioni.
Eprorët e personit nën hetim rezulton të jenë Sokol Novaku, shef i seksionit të hetimit të aksidenteve rrugore dhe Roven Zeka, shef i Komisariatit të policisë Rrugore.
Personi nën hetim ka paguar shumën e parave prej dy mijë eurosh me qëllim që të mos arrestojnë bashkëshorten e tij.
Nga të dhënat e përftuara gatë hetimeve, nga komunikimet telefonike rezulton se Ergesti ka kërkuar para tek persona të ndryshëm për t'ia dhënë oficerit të policisë gjyqësore dhe se i ka paguar paratë.
Edison Tabaku i ka kërkuar Ergestit shuma monetare për lehtësimin e pozitës së bashkëshortes së tij, e cila rezulton të mos jetë arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Kjo shumë parash i është dhënë atij nga personi nën hetim Ergest Vrioni pranë banesës së punonjësit të policisë rrugore Edison Tabaku.
Hetuesit kanë zbuluar se Ergest Vrioni, ka takuar Edisonin tek një lokal pranë komisariatit dhe ai i ka thënë që duhet edhe një njëshe pasi ai ka persona të tjerë mbi kokë.
Në këtë kohë nga komunikimet ai rezulton se është vënë në lëvizje për të gjetur paratë, të cilat ia ka dhënë Edison Tabaku në orët e vona të darkës.
Nga kqyrja e aparatit te telefonit të Edison Tabaku rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij eprorë, konkretisht personat nen hetim Sokol Novaku shefi i Seksionin për hetimin e aksidenteve ne Komisariatin e Policisë Rrugore dhe Roven Zeka, Shef i Komisariatit te Policisë Rrugore.
Nga komunikimet që ai ka me Sokol Novakun, rezulton se i ka bërë me dije atij se personi ka vetëm njëshe dhe nëse pret puna deri të nesërmen se sa ka ardhur nga Ksamili dhe se e ka shok.
Ai i thotë OK dhe ai i thotë se mos del keq me shefin. Te nesërmen ai komunikon me gruan dhe i thotë se kishte takuar Rovenin dhe kishte tjetër sjellje. Ai i thotë se normal dhe ajo do ndryshonte sjellje po te ishte në këtë rast.
Lini një Përgjigje