TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 13:53

Analisti: Partitë e reja do jenë në Parlament, do ketë surpriza!

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Partitë e reja do jenë në Parlament, do ketë
Analisti Agim Baçi

Analisti Agim Baçi se do të ketë surpriza në zgjedhjet e 11 majit, ku në Parlament mund të jenë shumë prej partive të reja.

Sipas Baçit partitë e reja nuk duhet të pranojnë një qeveri të re me Ramën dhe Berishën. 

“Partitë e reja duhet të kishin bërë një pol të tretë. Nëse do jenë ‘king maker’ duhet të krijojnë mundësinë që mos jenë në qeveri ata që kanë kundërshtuar. Nëse kanë kundërshtuar Ramën dhe Berishën, të krijojnë një qeveri që mos jetë as Rama as Berisha. Që janë shqetësuar si Rama si Berisha në lidhje me partitë e reja, e shohim në ligjërimin e tyre. Do ketë befasi. E para do jetë e panjohur vota e diasporës, që nuk është pak. Do jetë në Parlament Lapaj, Shabani, Shehaj, Basha, madje edhe Qorin edhe Shehin i shoh në Parlament. Rama ka humbur sensin e realitetit, mendon se është spektakël jeta”, tha analisti.

 

analisti agim baçi

Lini një Përgjigje