TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 10:45

Temperatura të larta dhe reshje shiu, meteorologu Hakil Osmani tregon si do të jetë moti gjatë javës

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të larta dhe reshje shiu, meteorologu Hakil Osmani tregon si do

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë. Ai tha se këtë të hënë, por edhe në ditët në vijim pritet që moti të jetë i qëndrueshëm deri të mërkurën, ndërsa në gjysmën e dytë të javës pritet të kemi edhe reshje shiu.

“Parashikohet që kjo javë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës motit do jetë i qëndrueshëm, do kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vranësirat do i kemi prezente në pjesën e dytë të ditës. Gjatë fillim javës do kemi reshje me sasi të pakta, ndërsa nga mesi i javës, reshjet do jenë në sasi disi më të konsiderueshme”, tha Osmani.

Ai tha se temperaturat e ajrit pritet të jenë të larta të hënën dhe të martën, ato do të shkojnë në vlerat maksimale 25-26 gradë celsius ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gradë celsius. Ndërsa nga e mërkura e në vijim temperaturat, sipas Hakil Osmanit do të pësojnë një rënie.

Ai tha se maksimumi i temperaturës së ajrit do të jetë 21-22 gradë celsius, ndërsa minimumi pritet të jetë 4 gradë celsius.

Lini një Përgjigje