TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 11:08

Vdekja e Papa Françeskut, reagon Baba Mondi: E deshi shumë popullin shiqptar 

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e Papa Françeskut, reagon Baba Mondi: E deshi shumë popullin
Papa FRançesku dhe Baba Mondi

Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.

Baba Mondi shprehet në reagimin e tij se bota sot humbi liderin e madh botëror të kohës.

“Sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe të dashurisë”, tha ai.

Më tej, Baba Mondi deklaron se Papa e donte popullin shqiptar, një komb martir të Zotit.

“Papa e deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit”, deklaron ai.

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Papa Françesku ndërroi jetë të hënën e Pashkëve, më 21 prill 2025, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta, sipas një deklarate të Vatikanit.

Lini një Përgjigje