TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 13:52

U bulluziua në shkollën, çfarë dihet nga vetëvrasja e 17-vjeçarit, nisin hetimet

Shkruar nga Pamfleti

U bulluziua në shkollën, çfarë dihet nga vetëvrasja e

Qyteti i Gjirokastrës është tronditur të dielën, pas lajmit se një 17-vjeçar ka vrarë veten në fshatin Valarë. I mituri me iniciale V.P. u gjet nga familjarët i vetëvarur në banesë. Ai jetonte me të ëmën dhe dy motrat, pasi babai punonte në emigrim. Me gjithë ndihmën e parë të dhënë nga mjekët, adoleshenti nuk mundi dot të mbijetojë.

Ai ishte nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo” në qytetin e Gjirokastrës, por ky fakt e bën edhe më të rëndë ngjarjen, pasi vetëm 2 muaj më parë, një tjetër nxënëse e kësaj shkolle u vetëflijua, ku dyshohet se shkak u bë bullizmi.

Prokuroria e Gjirokastrës ka marrë në pyetje të afërm të 17-vjeçarit, për të kuptuar se çfarë e ka çuar adoleshentin të ndërmarrë aktin e rëndë. Siç mësohet, nxënësi është trajtuar edhe nga psikologia e shkollës ku ai merrte dije, ndërsa kjo e fundit ka rrëfyer informacionet në polici.

Nga ana tjetër, policia dhe prokurori i gatshëm po marrin dëshmitë e të gjithë personave që kanë pasur kontakt të afërt me të miturin dhe që mund të kenë dijeni për motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Familja Peçi kishte jetuar një periudhë të shkurtër në qytetin e Sarandës, para se të zhvendosej në fshatin Valarë. Thuhet se i mituri, edhe kur ishte në Sarandë, gjatë kohës që vazhdonte shkollën 9-vjeçare, bullizohej vazhdimisht nga bashkëmoshatarët e tij.

Ky fakt ishte kthyer në shqetësim për vetë të miturin, por edhe familjarët e tij, të cilët më pas u detyruan që të ktheheshin sërish në Gjirokastër.

17-vjeçari vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk merrte asnjë medikament.

Blutë e qytetit të Gjirokastrës po vlerësojnë edhe faktin nëse rastet e vetëvrasjes së dy nxënësve të së njëjtës shkollë mund të jenë nxitur për shkak të bullizmit brenda në ambientet e shkollës.

Lini një Përgjigje