TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 16:30

Nisma për ushqime të certifikuara, nga viti 2026 çdo produkt me kod sigurie

Shkruar nga Pamfleti

Nisma për ushqime të certifikuara, nga viti 2026 çdo produkt me

Nga mishi dhe nënproduktet e tij te vezët apo bulmeti, bashkë me zarzavatet e reçelrat... produktet ushqimore që shiten në dyqane, markete dhe tregje duhet të jenë të pajisura me tregues identifikues të quajtur “lot” nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon vendosjen e sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, nga prodhimi deri te shitja.

“Në vetvete është një kërkesë e tregut. Pra, kur një konsumator kërkon një produkt të sigurt dhe prodhuesi të prodhojë një produkt të sigurt... midis të dyjave është hallka e certifikimit e cila në një mënyrë balancon kërkesën me ofertë. Është tipike e kërkesës të tregut”, thotë për A2 CNN Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve ushqimore.

Referuar udhëzimit të publikuar në fletoren zyrtare, lot-i do të jetë një kod me shkronja apo numra, që vendoset nga prodhuesi apo përpunuesi. Ky tregues do të mundësojë identifikimin e saktë të serisë së prodhimit të një produkti dhe do t’u vijë në ndihmë autoriteteve, për kontrollin e tyre.

Ne kemi nevojë të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Dhe për aq kohë sa flitet për skandale, ky objektiv ende nuk është arritur. Trupa e inspektorëve gjithashtu nuk ofron garanci. Nuk është fort e besueshme”, thotë Stafa.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë produktet bujqësore të dorëzuara direkt në stacione përpunimi; produktet në pikën e shitjes te konsumatori i fundit, kur nuk janë të parapaketuara; si dhe paketimet shumë të vogla, me sipërfaqe më të vogël se 10 cm².

“Çfarë është e rëndësishme është fakti që mbetjet e dëmshme te ato të jenë brenda normave të lejueshme”, thotë Stafa.

Për zbatimin e këtij udhëzimi i është ngarkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore si dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucion i vënë së fundmi në qendër të kritikave për shkak të mos-parandalimit të pulave me salmonelë nga Brazili apo luleshtrydheve me pesticide nga Greqia./A2CNN

Lini një Përgjigje