TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 16:26

Vrasja në Lezhë dhe atentati në Tiranë, eksperti i kriminalistës: Nuk kanë lidhje, pistë e gabuar t’i faturohet Martinajt

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Lezhë dhe atentati në Tiranë, eksperti i

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ka komentuar dy atentatet e ndodhura në ditët e fundit në Lezhë e Tiranë, që shkaktuan 1 viktimë dhe 4 të plagosur.

Nga studion e Abcnews, Rexhepi tha se për të thënë se ngjarjet kanë lidhje me njera-tjetrën, duhet të ketë prova materiale për të dyja.

Ai shtoi se ndjekja e një pistë mund të të çojë në rrugë të gabuar dhe lidhur me çështjen Martinaj, eksperti tha se ka bindjen se ‘mbreti i lojrave të fatit’ është zhdukur.

“U relatua shumë që kjo ngjarje ka lidhje me klanin Martinaj dhe dy atentatet kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Që të bashkosh dy ngjarje duhet që informacionet e autorëve në ngjarjen e parë të lidhen me të dytën, ose provat materiale, gëzhojat. Makina e djegur flitet që i ka pasur armët me vete, nëse është i njëjti grup situata është alarmante, por nuk i shkoj shumë kësaj piste sepse i bie të ketë edhe njerëz që e kanë survejuar pra të kenë qenë 20 persona.

Po të checkosh në internet, Roan Brahimaj nuk e kishte ‘luftën’ vetëm me Martinajn, dhe ndjekja e vetëm një piste të çon në gabim. Nuk kam prova, por mendoj se çështja e Martinajt është e mbyllur dhe kam bindje të lartë që ai nuk është më.

Brahimaj ka shumë pista të hapura nga Dubai, ngjarja e Bejtjas, në Athinë etj. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga policia, por në ngjarje të tillla duhet të angazhohen të gjitha shërbimet sekrete. Nuk i shkoj dot paralel që të dyja ngjarjet kanë lidhje me njera-tjetrën", tha Rexhepi.

 

Lini një Përgjigje