
Festa e Pashkëve ka sjellë mijëra emigrantë për të festuar me familjet e tyre në Shqipëri. Kjo lëvizje e madhe ka shkaktuar edhe probleme në qarkullim në disa zona të vendit.
Shumë qytetarë të cilët kanë zgjedhur Korçën për të festuar Pashkët po kthen sot në shtëpitë e tyre dhe për pasojë është krijuar trafik në disa kilometra prej Librazhdit në drejtim të Elbasanit. Siç mund të shihet edhe në foto një radhë e gjatë automjetesh është krijuar në këtë aks.

Ndërkohë që në pikat kufitare me Greqi përsëritet situata, teksa krijohen radhë të gjata për të kaluar në vendin fqinj, pasi festuan ditët e fundit Pashkët në Shqipëri.

Të indinjuar, emigrantët shprehen se kanë rreth 2 orë që presin të kalojnë kufirin. Sipas tyre, kjo situatë nuk është aspak normale, ndërsa thonë se në çdo festë ndodh e njëjta gjë.
Ata bëjnë apel shtetit të marrin masa për të rregulluar situatën pasi po presin në radhë edhe me fëmijë të vegjël.
Lini një Përgjigje