TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 19:25

“Autorët nuk e kanë ndjekur objektivin”, Artan Hoxha tregon pse u zgjodh Lundra për sulmin ndaj “G-Class”

Shkruar nga Pamfleti

“Autorët nuk e kanë ndjekur objektivin”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është i bindur se atentatorët e sulmit në Lundër nuk kanë ngatërruar objektiv. Sipas tij, ata e dinin se kë po qëllonin dhe nuk kanë pasur ndërmend të qëllojnë gruan e Roan Brahimit.

Në “MCN”, ai ka treguar dhe arsyet se përse u zgjodh Lundra për të kryer sulmin.

Autorët nuk e kanë ndjekur objektivin. Duket që e kanë ndjekur para. E kanë kontrolluar zonën. Kanë kontrolluar lëvizjet. Kanë zgjedhur një zonë, unë tani e pashë me vëmendje, është një zonën që sa dal nga rreth-rrotullimi TEG dhe derisa shkoj te xhamia në Farkë, e fik telefonin se nuk ka valë. Është një nga zonat e rralla që nuk ka valë. Është një nga gropat e veçanta që nuk ka valë. Është distancë e shkurtër, por s’ka valë. Kanë pritur një dalje nga Unaza e Re. Unazë e re është një aks ku lëvizja bëhet me shpejtësi të lartë, ku hapësira të lejon të lëvizësh me shpejtësi. Nuk kanë goditur në Unazë, kanë goditur kur del nga Unaza dhe shpejtësi të ulët. Aty është një kthesë ku del në malore, për të dalë në zonë ku janë rezidencat mbrapa TEG. Jo qëllimisht e kanë zgjedhur këtë zonë. Nuk ka valë, nuk ka kamera sigurie”, tha ai.

Lini një Përgjigje