TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 20:59

Andi Mahila flet për kaosin në Manzë: Prej 10 vitesh kryenin veprime në shkelje të marrëveshjes me qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

Andi Mahila flet për kaosin në Manzë: Prej 10 vitesh kryenin

Zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahila tha se anëtarët e organizatës së e MEK prej 10 vitesh kanë kryer veprime të cilat kundërshtonin marrëveshjen me qeverinë shqiptare. Gjithashtu, ai shtoi se për këtë, kampi i muxhahedinëve në Manzë ishin paralajmëruar vazhdimisht.

“Gjatë gjithë këtyre 10 viteve ka pasur në vazhdimësi veprime nga këta anëtarë të kësaj organizate të cilat kanë ardhur në kundërshtim me angazhimet që kanë marrë në aktet e dakordësua me qeverinë shqiptare. Është rënë dakord që anëtarët e kësaj shoqate nuk kanë të drejtë të kryejnë veprime politike dhe publike në vendin tonë. Është rënë dakord që ata të jenë transparentë për çështjet financiare dhe përdorimin e tyre në vendin tonë. Këto angazhime nuk janë zbatuar në mënyrë të përsëritur nga këta shtetas. Ka pasur kontakte të mëparshme, iu kemi bërë me dije se janë duke mos respektuar angazhimet që kanë marrë dhe rasti i sotëm ka të bëjë me një çështje tjetër ku kemi një vendim të gjykatës speciale dhe policia ka vepruar në zbatim të këtij urdhri. Reagimi i tyre nuk ka qenë në nivelin që pritej”, tha Mahila.

Gjithashtu, zv.ministri i Brendshëm theksoi se mëngjesin e sotëm para nisjes së aksionit në kampin e muxhahedinëve në Manzë, drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku është takuar me përfaqësuesit e MEK për t’i informuar mbi aksionin.

“Sot drejtori i policisë së shtetit para se të niste aksioni, e ka filluar me takimin që ka patur që në orën 08:00 të mëngjesit me drejtuesit e vendbanimit ku ata qëndrojnë. Kështu që komunikimet tona me ta kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka çaluar marrëdhënia”, u shpreh Andi Mahila për 'Report Tv'.

andi mahila zevendes ministri manze

Lini një Përgjigje