
Publikimi i videos seksuale të ish-ministrit Blendi Klosi ka sjellë reagimin e analistëve. Jursiti Karamuço tha se ka disa ditë që ishte paralajmëruar dalja e një video për një ish ministër dhe deputet, por sipas tij po ndjekin një cikël.
“Pritet një valë e nxehtë tani të kasetave që do dalin por nëse këto nuk kanë një interes publik çfarë është cenuar? Çfarë i është vjedhur nëpërmjet këtij akti këtij populli?”, shtoi eksperti.
Karamuço tha gjithashtu për gruan që bëri videon në zyrën e Gjicit se mund të ketë raste të tjera të tilla me të tjerë politikanë apo zyrtarë.
“Nëse do të hapet pajisja origjinale do të dalë nëse ka raste të tjera. Aty do të kuptohet personaliteti i zonjës, nëse është e përfshirë në mënyrë të përsëritur apo është rast i veçantë”, tha ai.
Videoja e Klosit përfundoi sot në Instagram. Edhe pse është një fragment i shkurtër, shihet që ish-ministri i Turizmit është me brekë nëpër këmbë me një bionde. Nuk dihet fiks ku është filmuar videoja, por jemi sërish në kushtet e një skandali.
Lini një Përgjigje