TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 16:42

Skandal në Komisionin e Ekonomisë, Eduard Shalsi promovon “Iute Credit”; piramidën financiare që zhvat qytetarët

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në Komisionin e Ekonomisë, Eduard Shalsi promovon “Iute
Shalsi gjatë vizitës te "Iute Credit"

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është përfshirë nga një skandal i vërtetë. Ndonëse qytetarët presin drejtësi dhe masa, anëtarët e këtij komisioni promovojnë piramidat financiare.

Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi bashkë me Blerin Gjylametin kanë zhvilluar një vizitë në ambientet e kompanisë që rrjep financiarisht qytetarët, “Iute Credit”. Ata kanë përshëndetur ‘arritjet’ e kompanisë në fushën financiare dhe të aplikimit të teknologjisë. Madje vetë kompani ka dalë me një deklaratë dhe e promovon këtë vizitë.

“Në mbyllje të vizitës së tij Z. Shalsi inkurajoi punën e bërë nga Iute në Shqipëri dhe shprehu besimin e tij se modelet e biznesit që bazohen tërësisht mbi transparencën e digjitalizimit do t’ia dalin të tejkalojnë paragjykimet e kohës dhe të jenë të suksesshme në afatgjatë”, shprehet kompania.

Por kjo vizitë dhe ky promovim që i bën Shalsi, është në kufijtë e skandalit, pasi “Iute Credit” është kompani më e denoncuar në treg. Ajo jep para me fajde dhe më pas përmes presioneve merr gjithçka nga klientët me interes dhejtra fish më të larta. Po ashtu janë shkatërruar shumë familje dhe shumë të tjera kanë përfunduar nëpër gjyqe për 200 apo 300 mijë lekë të vjetra.  Po ashtu “Pamfleti” ka denoncuar disa herë mashtrimet e kësaj kompanie në adresë të qytetarëve.

“Iute Credit”, me origjinë estoneze, u dëbua nga qeveria e Kosovës në vitin 2019, dhe shantazhoi se do të lobonte që Estonia të tërhiqte njohjen e shtetit të Kosovës. Pra Kosova i mbyll, ndërsa te ne promovohen të tilla kioskash mashtruese.

Nuk e dimë se çfarë fshihet pas vizitës së Shalsit në këtë institucion, por skandali është se Komisioni i Ekonomisë duhet të dalë me platforma dhe kërkesa që këto institucione të kontrollohen dhe të mos lejohet vjedhja e qytetarëve. Por ndryshe nga ajo që presin qytetarët, Shalsi u jep më mbështetje që të zhvasin sa më shumë./Pamfleti

 

shalsi iute credit

Lini një Përgjigje