
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Feredi Belerit për zëvendësim të masës së sigurisë. Fredi Beleri kërkonte masë më të butë se ‘arrest në burg’. Beleri u arrestua në 12 maj, nën dyshimet korrupsion pasiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim.
Edhe më herët Beleri ka kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota.
Lini një Përgjigje