
Anëtarja e MEK tha se janë sulmuar në Iran, por në Shqipëri priteshin të mbroheshin.
Gjithashtu ajo theksoi se miku i saj i ngushtë mbeti i vrarë nga ky aksion i policisë.
“Erdhën dhe filluan të godasin njerëzit tanë. Jemi shumë të tronditur. Ne i besojmë Shqipërisë, policisë shqiptare , kemi vite që jemi këtu. Ne e duam popullin shqiptar, por ajo që ndodhi nuk e prisnim. Ata thyen derën, më pas ne i hapëm vetë dyert, por na morën kompjuterët dhe miku im më i ngushtë mbeti i vrarë.”, tha ajo për mediat.
Ndërkohë anëtarët e kampit të muxhahedinëve mbyllën derën kryesore, për të mos lejuar policinë në ambientet e kampit.
Protestues të shumë kanë kundërshtuar aksionin e policisë. Ata kanë theksuar se nuk janë terroristë, dhe pretendojnë se policia ka përdorur gaz lotsjellës.
Ndërkohë forcat e policisë tashmë janë larguar ambienteve të kampit.
Lini një Përgjigje