Bëhet fjalë për Shtetasi Ali Mostashari, 65 vjeç ka humbur jetën sot brenda kampit Ashraf. Pretendohet se 65-vjeçari ka vdekur pas përplasjeve sot me policinë.
Kjo gjë u konfirmua edhe nga avokati i këtij kampi, Genc Gjokutaj. Në pretendimet e tyre, banorët e kampit thonë se viktima humbi jetën pasi u godit nga policia në kokë, si dhe nga përdorimi i gazit lotsjellës.

Ndërkohë, viktima ndodhet në morgun e spitalit të këtij kampi, ndërsa do transportohet me autoambulancë për t’iu ushtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Pas pothuajse 4 orësh përplasje me policinë, iranianët kanë mbyllur protestën. Tensionet u shkaktuan pas një urdhër të SPAK për të zbarkuar në kampin e MEK në Manzë. Mësohet se iranianët kishin qendra me servera që i përdornin për të hackeruar institucionet e shteteve të huaja
Lini një Përgjigje