
Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me tensionet dhe konfliktet e ndodhura sot në kampin Ashraf në Manzë të Durrës. Ministria thote se operacioni është në zbatim të urdhrit të SPAK, pasi MEK nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve që kanë firmosur dhe kanë thyer marrëveshjen.
Në reagimin zyrtar, Ministria shprehet se gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.
"Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale."-thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.
Policia shqiptare ka njoftuar se një persona 60-70 vjeç ka ndërruar jetë në kamp si pasojë e një arresti kardiak. Policia shton se viktima është dërguar për ekpertizë mjekësore.
Banorët e kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit janë konfliktuar me forcat e policisë për shkak të kontrolleve që u kryen me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Policia ushtroi kontrolle me urdhër gjykate nën dyshimet për terrorizëm dhe krime kibernetike.
Por banorët e kampit MEK nuk i kanë pritur mirë këto kontrolle të policisë me urdhër të GJKKO dhe janë përplasur me policinë. Tensionet në kampin e muxhahedinëve vijojnë edhe pse policia është tërhequr nga kampi.
Lini një Përgjigje