
Zëdhënësi i MEK në Manzë ka reaguar për mediat dhe thotë se nga aksioni i Policisë ka mbetur i vdekur Ali Mostashari.
Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë.
Kjo është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen.
Banorët e kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit janë konfliktuar me forcat e policisë për shkak të kontrolleve që u kryen me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Policia ushtroi kontrolle me urdhër gjykate nën dyshimet për terrorizëm dhe krime kibernetike.
Por banorët e kampit MEK nuk i kanë pritur mirë këto kontrolle të policisë me urdhër të GJKKO dhe janë përplasur me policinë.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka mohuar pretendim e muxhahedinëve dhe thotë se nuk ka asnjë viktimë dhe se informacioni i shpërndarë nga kampi i iranianëve është i pavërtetë.
Kontrolli i forcave të Policisë së Shtetit brenda kampit të muxhahedinëve në Manëz nisi herët në mëngjes dhe përfundoi në mesditë rreth orës 12:00.
Ndërkohë, kontrollet që janë bërë me urdhër të gjykatës janë në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për krime terroriste dhe krime kibernetike. Urdhri i dhënë nga GJKKO deri tani bëhet me dije se ka qenë vetëm për kontrolle dhe nuk ka të dhëna për urdhër-arreste.
Lini një Përgjigje