
Pas kontrollit në kampin e MEK në Manëz nga Policia e Shtetit ka reaguar rrjeti i hakerave Homeland Justice.
"Ftuat djallin në shtëpi... tani po korrni frytet e veprave tuaja!", shkruan grupi i hakerave në një mesazh në Telegram.
Policia e Shtetit ka nisur paraditen e së martës një kontroll në kampin e muxhahedinëve.
Urdhëri i kontrollit është lëshuar nga Gjykata e Posaçme në ambientet e kampit MEK, në Manzë të Durrësit. Kontrollet vijnë vetëm pak kohë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbi parandalimin e luftës kundër terrorizmit dhe sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.
Muxhahedinët janë opozitarë iranianë që prej dekadash luftojnë kundër regjimit të Teheranit dhe që kanë një vendstrehim të rëndësishëm në Manzë të Durrësit.
Lini një Përgjigje