Policia e Shtetit është duke ekzekutuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.
Mësohet se urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.
Në zbatim të këtij urdhri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë brenda kampit.
Kush janë Muxhahedinët iranian në Shqipëri
Mujahedeen-e-Khalq, ose MEK (Muxhahedinët) është një organizatë që ekziston në kufijtë e politikës iraniane për dekada të tëra. Ata kanë një mbështetje të fortë nga figura të shquara amerikane në vijimësi. Organizata e filloi aktivitetin e saj në mesin e viteve 1960, duke kundërshtuar Shahin e Iranit shumë jopopullor, të mbështetur nga SHBA. Por MEK shpejt erdhi për të refuzuar regjimin teokratik që e zëvendësoi atë pas revolucionit të vitit 1979. Nga mesi i viteve 1980 grupi kishte zhvendosur selinë e tij në Irak.
Në vitin 2012, SHBA-të larguan MEK-un nga lista e saj terroriste dhe punuan me Kombet e Bashkuara për të gjetur një vend pritës alternative. Një vit më pas, Shqipëria mirëpriti grupin, dhe sot aje jetojnë rreth 3000 refugjatë politikë iranianë. Ishte Ambasada e SHBA e cila ka publikuar një njoftim sigurie duke sqaruar është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.
Lini një Përgjigje