TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 11:24

Kaos në kampin e MEK në Durrës, iranianët përplasen me policinë; pretendojnë për një të vdekur dhe 36 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në kampin e MEK në Durrës, iranianët përplasen me

Zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit.

Sipas zëdhënësit të MEK kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion zyrtar apo konfirmim nga policia shqiptare.

Sipas përfaqësuesit të zyrës së shtypit bëhet me dije se “një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë". Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien.

Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.

Aktualisht, rreth 3,000 anëtarë të MEK vlerësohet të jetojnë në Kampin Ashraf-3, një kompleks ky i fortifikuar rëndë.

Për herë të parë, muxhahedinët nisën të vijnë në Shqipëri në 2013-tën pas një marrëveshjeje me qeverinë e atëhershme shqiptare, të drejtuar nga Sali Berisha.

Organizata politike e rreshtuar në krah të kundërt me regjimin e ajatollahëve të Iranit, është në konflikt të hapur me të.

Grupi është në shënjestrën e Gardës Kombëtare iraniane. Raporte të ndryshme tregojnë se shërbimi sekret iranian ka rekrutuar edhe shtetas shqiptarë për t’i mbajtur muxhahedinët e MEK-ut nën vëzhgim, e për këtë paguheshin nga Teherani.

Që në 2018-tën është hapur një dosje që flet për rrezikun e një goditjeje të mundshme në Shqipëri. Tre vjet më parë, u zbuluan planet e një celule terroriste iraniane që pretendohej se do të kryente një sulm terrorist në vendin tonë në ditën e Sulltan Nevruzit në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Ju rikujtojmë se më 21 Korrik 2022 u parlajmërua një sulm terrorist në kampin e muxhahedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri.

Shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partenerëve ndërkombëtarë kapën disa mesazhe të koduara që flasin për një akt të mundshëm terrorist me pasoja ndaj muxhahedinëve dhe sigurisë kombëtare në Shqipëri. 

 

manez viktima perplasje polici

Lini një Përgjigje