
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit pasi akuzohet për blerje votash ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Bëhet me dije se për ndryshimin e masës së sigurisë, Beleri i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së lartë, ndërkohë sot në orën 14:00 pritet që të shqyrtohet kërkesa e avokatëve të tij mbrojtës, në Gjykatën e Shkallës së parë nga gjyqatarja Atalanta Zeqiraj.
Kujtojmë se Fredi Beleri i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është arrestuar pasi akuzohet për shit-blerje votash. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe bashkëpuntori i tij Pandeli Kokaveshi, të çilit iu zëvendësua masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ndërsa Beleri vijon që të hetohet në burg. Kryebashkiaku i Himarës po mbahet në paraburgimin 313, kurse avokati i tij hedh dyshime mbi hetimin.
Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë më 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Më pas prokuroria njoftoi se një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohet se paguan para në shkëmbim të votës.
Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambjentale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.
Lini një Përgjigje