TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 11:39

“36 të plagosur dhe 1 viktimë në kampin e iranianëve”/ Policia përgënjeshtron zëdhënësin e MEK: Lajm i pavërtetë!

Shkruar nga Pamfleti
“36 të plagosur dhe 1 viktimë në kampin e
Kontrollet e policisë në kampin e MEK në Durrës

Policia shqiptare ka hedhur poshtë pretendimet e zëdhënësit të MEK, i cili tha sot se një person është vrarë brenda kampit në Manzë të Durrësit dhe janë plagosur 36 të tjerë. Policia thotë për mediat se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.

Prej orës 3 të mëngjesit të sotëm ka pasur kontrolle të shumta policore në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Brenda kampit janë hedhur lëndë neutralizuese, ndërsa banorët thonë se nuk e dinë pse po bëhet ky kontroll.Sipas informacioneve situata ka agravuar pasi banorët e kampit kanë bërë rezistencë për të dorëzuar serverët dhe kompjuterët.

Një prej banorëve tha për mediat se policia shqiptare ka ardhur pa asnjë lajmërim dhe ka përdorur gaz lotsjellës. Sa i përket të dhënave se policia kishte informacion për një person të rrezikshëm brenda kampit, banori e ka mohuar.

Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur, një muxhahedin është vrarë”, tha banori.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste për iranianët që janë strehuar në kampin e MEK në Manzë të Durrësit. Përmes një njoftimi për shtyp policia e shtetit informoi se kontrollet bëhen në kuadër të një plani operacional në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kujtojmë se Shqipëria në shtator të vitit 2022 ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Ndërprerja erdhi pasi sipas qeverisë shqiptare kishte prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, gjë që nga ndikuar në marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet. Hakerat iranianë publikuan video dhe te dhënë sensitive në faqen ‘Homeland Justice’. 

tensionet ne kampin e mek policia kontrolle

Lini një Përgjigje