TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 12:05

RENEA zbarkon në kampin e MEK, muxhahedinët protestojnë kundër kontrolleve të policisë

Shkruar nga Pamfleti

RENEA zbarkon në kampin e MEK, muxhahedinët protestojnë

Situata në kampin e MEK në Durrës është tensionuar. Muxhahedinët kanë dalë në protestë, pask kontrollit të policisë brenda ambienteve të kampit.

Prej mëngjesit të sotëm forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. 

Burime thanë se janë ushtruar kontrolle të imtësishme, në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj. Operacioni u drejtua nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit e ka plagosur 36 të tjerë. Sipas tyre ai ka humbur jetën pasi është hedhur shumë gaz lotsjellës. Por policia shqiptare thotë se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.

Përmes një njoftimi për shtyp policia e shtetit informoi se kontrollet bëhen në kuadër të një plani operacional në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

RENEA zbarkon në kampin e MEK, muxhahedinët protestojnë

RENEA zbarkon në kampin e MEK, muxhahedinët protestojnë

 

muxhahedinët kontrollet e policise

Lini një Përgjigje