TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 11:59

Aksioni në kampin e Manzës, muxhahedinët pretendojnë se ka një viktimë: Policia erdhi pa paralajmërim

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni në kampin e Manzës, muxhahedinët pretendojnë se ka

Pas kaosit në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit ku zëdhënësi i MEK raportoi për viktima dhe të plagosur ka reaguar edhe një prej banorëve të Ashraf 3.

Në një prononcim për mediat pak orë pas nisjes së operacionit, iraniani tha se një person ka humbur jetën.

Ai tha se policia shqiptare ka ardhur pa asnjë lajmërim dhe ka përdorur gaz lotsjellës. Sa i përket të dhënave se policia kishte informacion për një person të rrezikshëm brenda kambit, banori ka mohuar.

“Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur. Policia shqiptare vrau një muxhahedin. Ali Musteshari u vra në kafenenë tonë”, tha banori.

Më tej, iraniani tha se policia nuk ka dhënë asnjë paralajmërim për kontrollet e ditës së sotme.

“Asnjë paralajmërim për kontrollet. Ne jemi refugjatë. Nuk na tregon as leje, as urdhër. Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Ata në këtë ditë sulmuan”, theksoi ai.

ashraf 3 banore muxhahedin polica shqiptare

Lini një Përgjigje