
Policia ka ushtruar kontrolle prej më shumë se 7 orë në ambientet e kampit të muxhahedinëve në Manëz, pas disa informacioneve se aty strehohen iraniane që japin informacione për vendin e tyre.
Mësohet se SPAK ka lëshuar rreth 70 urdhër arreste, ku një pjesë e tyre janë ekzekutuar.
Po ashtu raportohet se nga përplasja e policisë me shtetasit iranianë ka edhe të lënduar, ndërsa vetë iranianët pretendojnë se 1 persona ka humbur jetën.
Por nga policia e ka përgënjeshtruar lajmin duke raportuar se nuk ka viktima.
Gjatë operacionit dyshohet se janë sekuestruar laptopa dhe pajisje të tjera teknologjike.
Lini një Përgjigje