TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 12:29

Aksioni në kampin e muxhahedinëve, plagoset një efektiv i FNSH-së

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni në kampin e muxhahedinëve, plagoset një efektiv i

Një efekti i FNSH-së është lënduar gjatë përplasjes mes muxhahedinëve në Manzë të Durrësit dhe policisë.

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrollit pas një urdhri nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Policia ka përdorur gaz lotsjellës, për shkak të rezistencës së banorëve, ndërsa zëdhënësi i shtypit të kampit Ashraf, Shahriar Kia tha se njëri prej banorëve është vrarë.

Urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit, ku strehohet opozita iraniane janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe janë kthyer sërish në kamp.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës. Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar”, sipas Policisë së Shtetit.

Aktualisht, rreth 3,000 anëtarë të MEK vlerësohet të jetojnë në Kampin Ashraf-3. Për herë të parë, muxhahedinët nisën të vijnë në Shqipëri në 2013-tën pas një marrëveshjeje me qeverinë e atëhershme shqiptare, të drejtuar nga Sali Berisha.

Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të sulmit kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga Irani.

 

aksioni në kampin e muxhahedinëve

Lini një Përgjigje