
Policia ka bastisur kampet e MEK në Manzë ditën e sotme. Mjeku thotë se ka një iranian ka humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur nga gazi lotsjellës.
Mjeku shton gjithashtu se 3 iranianë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.
"Kemi urgjencë, nuk kemi ku t'i çojmë të plagosurit. Mund t'i filmoni personat e vdekur. Kanë përdorur gaz lotësjellës. Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë në gjendje të rëndë e janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës. Qindra të tjerë janë të plagosur dhe kanë lëndime në sy dhe në aparatin e frymëmarrjes. Pse përdorën gaz lotsjellës? Pse u bënë këto kontrolle? Policia shqiptare na ka sulmuar rëndë. Na sulmuan edhe motrat tona këtu, marrëdhënia jonë me popullin shqiptar është miqësore. Pse na sulmuan kështu?
Pse sulmuan me gaz? Po na sulmonin që të merrnin kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike dhe t'i çonin jashtë kampit. 2 muaj më parë Policia erdhi.", tha mjeku.
Lini një Përgjigje