
Burime nga Policia e Shtetit bën me dije se vdekja e një personi gjatë operacionit të policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë nuk lidhet me veprimet apo mosveprimet e efeektivëve.
Policia thotë viktima ka ndërruar jetë si pasojë e infraktit dhe nuk lidhet me veprimet e policisë.
Versioni zyrtar i policisë që kanë qenë në këtë operacion bën me dije se shtetasi në fjalë që humbi jetën dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe nuk lidhet me operacionin, pasi nuk është përdorur asnjë mjet që mund të ketë shkaktuar vdekjen e personit në fjalë.
Drejtuesit e këtij operacioni kanë qenë drejtuesit e anti-terrorit. Policia ka qenë e përgatitur për një rezistencë, ku banorët janë përplasur edhe fizikisht me policinë.
Konfrontimin e banorëve me policinë shqiptare e ka konfirmuar dhe një muxhahedin i mbetur i plagosur.
Nga ambientet e spitalit të kampit ai tha se policia shqiptari kërkoi të sekuestronte kompjuterët e tij duke bërë që ai të rezistonte.
“Isha në shtëpinë time kur policët hynë brenda dhe tentuan të merrni kompjuterat dhe serverat që kisha në shtëpi. Kur i pyeta nuk më kthyen përgjegje për çfarë i donin.
Unë nuk mund të lejoja kompjuterat e mi t’i merrnin. Pse duhet t’i merrnin kompjuterat e mi”, tha ai.
Lini një Përgjigje