
Një ish-anëtar i muxhahedinëve, Rahimi deklaroi se e njëjta gjë ka ndodhur edhe para 1 viti për ata që tashmë janë larguar nga kampi MEK.
Sipas tij policia ka të drejtë t’i kryejë ato kontrolle sepse është detyra e tyre. Më tej ai shtoi se MEK-u me sulme kibernetike ka vjedhur shumë të dhëna sensitive të shtetit iranian. Sipas tij ka shumë anëtarë që janë tani në MEK që kanë studiuar kibernetikë dhe janë shumë të mirë në teknologji.
"Edhe ne na ndodhi një kontroll i tillë para 1 viti nga SPAK-u dhe nga anti-terrori që të na kontrollojnë. Policia ka të drejtë të të kontrollojë dhe të të pyesë, është puna e policisë kjo. MEK-u e di veten shumë ndryshe, e di veten si një pozicion jashtë Iranit dhe ne jemi të vetmit drejtues të Iranit dhe ata që do të zëvendësojnë Iranin dhe kanë gjithmonë luftë.
Nëse shikoni televizionin e vet kampit, MEK-u arriti me sulme kibernetike të vjedhë të gjitha të dhënat e shtetit iranian. Ka shumë anëtarë që janë tani në MEK që kanë studiuar kibernetikë dhe janë shumë të mirë në teknologji.
Unë vet kam punuar në MEK me televizione dhe e di shumë mirë që ata janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë. Ata e dinin shumë të mirë që janë ndërprerë marrëdhëniet e Iranit me Shqipërinë, por thuhet se Shqipëria është vendi jonë”, u shpreh Rahimi.
Lini një Përgjigje