TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 13:38

Kontrolli në kampin e Manzës, mbyllet pas 4 orësh protesta e iranianëve të MEK

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolli në kampin e Manzës, mbyllet pas 4 orësh protesta e

Pas pothuajse 4 orësh përplasje me policinë, iranianët kanë mbyllur protestën në Manzë.

Pas urdhërit të SPAK, policia ka zbarkuar në kampin e muxhahedinëve në Manzë për të ushtruar një kontroll tek Ashraf 3.

Mësohet se kontrolli nga SPAK erdhi pasi u bë me dije se iranianët kishin qendra me servera që i përdornin për të hackeruar institucionet e shteteve të huaja.

Iranianët pretendojnë se policia shqiptare i ka cënuar, por duhet theksuar se procesi është tërësisht legjitim pasi është me urdhër të SPAK.

Sakaq, vlen të theksojmë se Manza është territor shqiptar dhe nuk e ndalon policinë të ndërhyjë kur është e nevojshme.

mek kontrol manze proteste

Lini një Përgjigje