TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 15:42

Zbardhen detajet e aksionit policor në kampin e muxhahedinëve, 230 kompjuterë dhe serverë të sekuestruar

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet e aksionit policor në kampin e muxhahedinëve, 230

Zbardhen detajet e aksionit të policisë në kampin e muxhahedinëve. Mësohet se dy muaj më parë, SPAK nisi hetimet për një grup të strukturuar kriminal për sulm kibernetik me qëllime terroriste.

Sipas burimeve, dyshohet se sulmet kibernetike kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme.
Mësohet se deri më tani janë sekuestruat 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ditën e sotme policia ka ushtruar kontroll në kampin e muxhahedinëve në Manëz.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.

Zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit ndërsa janë plagosur 100 të tjerë.

Aktualisht, rreth 3,000 anëtarë të MEK vlerësohet të jetojnë në Kampin Ashraf-3, një kompleks ky i fortifikuar rëndë.

Për herë të parë, muxhahedinët nisën të vijnë në Shqipëri në 2013-tën pas një marrëveshjeje me qeverinë e atëhershme shqiptare, të drejtuar nga Sali Berisha.

kamp muxhahedine sekuestrim kompjutera

Lini një Përgjigje