TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 16:10

Pas kaosit në kampin e MEK, iranianët protestë para Ambasadës shqiptare në Londër

Shkruar nga Pamfleti

Pas kaosit në kampin e MEK, iranianët protestë para
Forcat e policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manzë e cila është shoqëruar me përplasje dhe kundërshti nga iranianët.

Bëhet me dije se iranianët kanë nisur protestë para ambasadës shqiptare në Londër menjëherë pas tensioneve të anëtarëve të MEK në kampin e Manzës në Durrës ku humbi jetën një person. Qendra e tyre është në Londër, aty ku dhe jeton drejtuesja e tyre.

Ndërkohë, në reagimin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë lidhur me kontrollet e policore, thuhet se operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ministria theksoi se grupimi i MEK nuk i është përmbajtur marrëveshjes, ndërsa policia ka ndërhyrë konform ligjit. Ndërkohë nga ana e banorëve iranianë ka pasur rezistencë.

proteste iraniane ambasade londer

Lini një Përgjigje