TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 16:39

“Në kampin e (MEK) ka njerëz të përgatitur ushtarakisht”, Artan Hoxha: Ndërhyrja e policisë ishte e vështirë, kanë nivel të lartë sigurie

Shkruar nga Pamfleti

“Në kampin e (MEK) ka njerëz të përgatitur

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionin e Policisë së Shtetit në kampin e Muxhahedinëve (MEK) të vendosur në Manzë, pas urdhrit të Gjykatës së Tiranës.

Lidhur me këtë ndërhyrje Hoxha në një intervistë për “Top Talk”, theksoi se ndërhyrja e policisë në këtë kamp ka qenë shumë e vështirë, pasi aty brenda jetojnë njerëz të stërvitur ushtarakisht.

Ai shtoi gjithashtu se aty brenda ka një nivel të lartë sigurie, ndërsa shtoi se në një moment ka tentuar të ngrejë një dron për të parë se çfarë ndodh aty, dhe nuk e ka arritur qëllimin.

“Ndërhyrja e policisë aty brenda ka qenë shumë e vështirë, për shkak se aty ke njerëz të sprovuar dhe shumë të aftë ushtarakisht. Ata aty kanë një nivel shumë të lartë sigurie. Një herë tentova të ngre dronin aty brenda dhe nuk e arrita qëllimin, pasi ra. E kuptoni me çfarë niveli sigurie kemi të bëjmë”, u shpreh Hoxha.

 

hoxha mek policia

Lini një Përgjigje