
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka hedhur dritë mbi aksionin e sotëm në kampin e MEK. Ai tha se në 17 objekte janë gjetur salla serverësh dhe pajisje kompjuterike. Në këtë moment ka nisur dhe rezistenca
"Në orën 08:00 së bashku me disa drejtues policie të nivelit të lartë thirrëm në takim dhe na janë poërgjigjur në takim të 6 drejtuesit kryesorë të kampit MEK. Për një orë u kemi treguar kontrollin dhe qëllimin që motivohej në vendimin e gjykatës. Gjetëm mirëkuptimin tyre për momentet e para. Pas takimit zyrtar u adresuam në hyrje të kampit dhe kërkuam hapjen e portave.
Ai është territori totalisht shqiptar dhe aspak pronë e tyre. Kemi hyrë në ambientet e territorit. Ka nisur faza e kontrollit. Për dy orë, për shkak të numrit të madh të objekteve, pasi nga ana jonë u konstatuan paligjshmëri, sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike gati në 17 objekte nisi një rezistencë e organizuar e të gjithë rezidencës së kampit Mek duke u përballur me policinë dhe mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Pas këtij momenti nga ana e forcave të policisë është kaluar në vetëpërmbajtje ekstreme. Në asnjë rast nuk është përdorur dhunë", tha ai.
Më tej Rumbullaku u shpreh se janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 latopë dhe celularë. Sipas tij, këto pajisje u tentuan të asgjësohen.
Lini një Përgjigje