
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku kanë paralajmëruar muxhahedinët iranianë mbi skenat që ndodhën sot në kampin e tyre në Manëz.
Sot policia ndërmori një aksion, pasi kishte ndryshime se ishte ngritur një bazë që kryente sulme kibernetike në shtete jashtë Shqipërisë. Iranianët rezistuan dhe u përplasën me policinë. Vetë Çuçi në një deklaratë ka lëshuar një mesazh kërcënues për ta.
“Qeveria shqiptare nuk është ajo që ka shkuar dhe ka ndërhyrë në kampin e MEK është Gjykata ajo që ka urdhëruar ndërhyrjet. Në vjeshtën e vitit të kaluar ne kemi ndërprerë edhe marrëdhëniet. Theksoj që veprimet që janë ushtruar ndaj policisë janë ta patolerueshme. Ata janë në Shqipëri për të mos kryer asnjë angazhim politik e për të zbatuar të gjitha ligjet e shtetit si çdo shtetas shqiptar. Unë kam lënë një person përgjegjës nga Ministria e Brendshme që ta kenë pranë për çdo lloj halli e problemi duke ditur që janë të huaj. Ky qëndrim është tërësisht i pajustifikuar dhe një qëndrim që na vendos në një pozitë edhe ne si mikpritës. Është një thyerje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes që ne kemi bërë me ta”, tha Çuçi.
Muxhahedinët pretendojnë dhe për një viktimë. Por ministri thekson se vdekja nuk u shkaktua nga policia dhe thotë se efektivët nuk kanë prekur qoftë edhe asnjë person me dorë.
“Për personin që ka vdekur në kamp, iu garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën, ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit, por jam i bindur që ka pamje edhe nga vetë anëtarët që e vërtetojnë këtë gjë. Nuk është prekur qoftë edhe një anëtar me dorë në kamp. Qoftë edhe një person nuk është prekur me dorë, do presim ekspertizën”, tha ai.
Nga ana tjetër ai duket se ka sulmuar dhe amerikanët. Këta të fundit janë përgjegjës për muxhahedinët, por i pyetur nëse pati konsultime me ta, Çuçi tha: “Kur ka një vendim gjykate ai zbatohet. Ne nuk konsultohemi me asnjë, jemi shtet i pavarur. Ne nuk ishim dakord për shumë vendime, por jemi të detyruat t’i zbatojmë. Nuk ka çfarë diskutohet”.
Nga ana tjetër Rrumbullaku dhe detaje nga operacioni. Ai tha se janë gjetur baza serverësh dhe në momentin e kontrollit është tentuar djegia e tyre.
"Në orën 08:00 së bashku me disa drejtues policie të nivelit të lartë thirrëm në takim dhe na janë përgjigjur në takim të 6 drejtuesit kryesorë të kampit MEK. Për një orë u kemi treguar kontrollin dhe qëllimin që motivohej në vendimin e gjykatës. Gjetëm mirëkuptimin tyre për momentet e para. Pas takimit zyrtar u adresuam në hyrje të kampit dhe kërkuam hapjen e portave.
Ai është territori totalisht shqiptar dhe aspak pronë e tyre. Kemi hyrë në ambientet e territorit. Ka nisur faza e kontrollit. Për dy orë, për shkak të numrit të madh të objekteve, pasi nga ana jonë u konstatuan paligjshmëri, sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike gati në 17 objekte nisi një rezistencë e organizuar e të gjithë rezidencës së kampit Mek duke u përballur me policinë dhe mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Pas këtij momenti nga ana e forcave të policisë është kaluar në vetëpërmbajtje ekstreme. Në asnjë rast nuk është përdorur dhunë", tha ai.
Muhamet Rrumbullaku tha se gjatë operacionit në kampin e MEK policia ka sekuestruar 96 njësi kompjuterike të cilat po tentoheshin të digjeshin nga ana e drejtuesve të organizatës së muxhahedinëve.
“Janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 46 laptopë, karta memorie që tentuan të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Gjatë kohës që kryenim veprimet, drejtues të MEK më kanë bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor që kishte ndërruar jetë. Ju sigurojmë që pas daljes së ekspertizës mjekoligjore do të nxirrni konkluzionin tuaj. Vendimi i GJKKO vjen si pasojë e veprimeve që bien ndesh me marrëveshjen e firmosur nga MEK me qeverinë shqiptare”, tha Rrumbullaku.
Lini një Përgjigje