TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 19:39

Beleri u la në burg, Greqia vijon avazin e vjetër: Po tentojnë të ndalojnë betimin e tij si kryebashkiak

Shkruar nga Pamfleti

Beleri u la në burg, Greqia vijon avazin e vjetër: Po tentojnë

Rrëzimi i kërkesës së Fredi Belerit nga Gjykata e Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë, është quajtur nga ministria e Jashtme greke, si një tentativë për të ndaluar betimin e tij si kryebashkiak i Himarës.

Me anë të një deklarate të shkurtër për shtyp, në faqen zyrtare të saj ministria e Jashtme greke u shpreh se mbajtja e tij në burg është vetëm për qëllime politike.

Gjithashtu në deklaratë thuhej se Athina zyrtare po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pret respektimin e të drejtës së pafajësisë, deri në zhvillimin e gjyqit, element themelor i shtetit ligjor, nga shteti fqinj.

Kujtojmë se Greqia është me qeveri të përkohshme deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja në 25 qershor. Gjithsesi lajmi se kandidati i zgjedhur i Bashkisë së Himarës do të vijojë të mbetet në masën e arrestit në burg e kanë transmetuar të gjitha mediat greke.

beleri greqia akuza

Lini një Përgjigje