
Aksioni i sotëm në kampin e muxhahedinëve në Manëz ka bërë bujë më mediat ndërkombëtare. “Fox News” i ka kushtuar një artikull asaj që ndodhi sot. Teksa përshkruhet aksioni i policisë, ka mesazhe të forta sa i takon pozicionit amerikan. Sipas artikullit, DASH ndodhet në një situatë të vështirë.
“Departamenti i Shtetit është gjetur në një pozitë të vështirë, pasi dhjetëra disidentë iranianë që kërkonin strehë të sigurt në Shqipëri u plagosën të martën dhe një i dyshuar u vra, gjatë në një bastisje nga policia e shtetit në kamp. Ata akuzohen për komplot sulmesh kibernetike kundër qeverisë shqiptare. Dyshohet se 1000 policë shqiptarë nga njësia e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbritën në kampet Ashraf-3 dhe Ashraf-4 të vendosura në Manëza, e cila është shtëpia e të paktën 3,000 opozitarëve iranianë nga Muxhahedeen-e- Khalq”, thekson “Fox News”.
Sipas rrjetit amerikan, SHBA qëndron në një pozicion të pasigurt, pasi ajo ka mbështetur disidentët iranianë jashtë vendit që të paktën nga viti 2009, kur udhëhoqi përpjekjet për të larguar opozitarët nga Iraku. Po ashtu kujton se ata dikur ishin cilësuar organizatë terroriste.
“Në atë kohë, SHBA-ja ende e përcaktoi MEK-un si një organizatë terroriste për fushatat e saj militante që kundërshtuan shahun e Iranit të mbështetur nga SHBA, Mohammad Reza Pahlavi, së bashku me vrasjen e qytetarëve amerikanë në Iran në vitet 1970, e ndjekur nga një sulm ndaj ambasadës amerikane në 1992. Por në vitin 2012 Departamenti i Shtetit e hoqi MEK-un nga lista e tij e caktuar terroriste për shkak të heqjes dorë nga dhuna dhe bashkëpunimit të hapur me SHBA-në në Irak. Rreth 2700 anëtarë të MEK-ut u transferuan më pas në Shqipëri me kërkesë të SHBA-së duke filluar nga viti 2014.
SHBA ka qenë gjithashtu një mbështetës kryesor i qeverisë shqiptare sidomos, pas një sulmi kibernetik të korrikut 2022, ku Forca e Misionit Kombëtar Kibernetik të SHBA organizoi një "gjueti" operacionale për të "identifikuar, monitoruar dhe analizuar taktikat, teknikat dhe procedurat e kundërshtarit" në lidhje me sulmet kibernetike”, theksohet në shkrim.
Më tej bëhet me dije se tensionet mes Shqipërisë dhe Iranit për sulmin kibernetik kanë ushtruar presion edhe mbi komunitetin disident që banon brenda kufijve shqiptarë. Në artikull vijohet se ministri i Brendshëm shqiptar Bledar Çuçi hodhi poshtë të martën çdo akuzë për dhunë dhe pretendoi se veprimet e ndërmarra ishin në përputhje me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale e Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vetë “Fox News” ka kontaktuar me DASH, por nuk ka marrë një përgjigje prej tyre. /Pamfleti
Lini një Përgjigje