
Pas pesë barazimeve radhazi, Atalanta sërish nuk gjen qetësi dhe sot është mundur 1-0 nga Udineze, duke shënuar humbjen e parë sezonale. Në sfidën e luajtur në Friuli, vendosi goli i Nikolo Zaniolos në minutën e 40 të pjesës së parë.
Sulmuesi italian shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të marrë nga Hasane Kamara. Ky është goli i tretë në Serinë A për Zaniolon këtë sezon, i cili është i huazuar tek Udinete. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Udineze fitoi 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë.
Duket se vitet e lumtura mes pretendentëve në Serinë A kanë mbaruar për skuadrën e Atalantës, fati i të cilës duket se ka ndryshuar plotësisht me largimin e Xhampiero Gasperinit nga drejtimi i klubit bergamask dhe me afrimin e Ivan Juriç në vendin e tij.
Atalanta mbetet në vendin e 11 me 13 pikë, duke vënë në pikëpyetje të madhe fatin e Ivan Juriç, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet nga bergamaskët për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.
Lini një Përgjigje