
Granit Xhaka po luan sezonin e parë te Sandërlendi dhe paraqitjet e tij, kanë qenë tejet pozitive.
Trajneri i ekipit anglez, Regis le Bris ka vlerësuar mesfushorin me origjinë shqiptare.
“Graniti gjithnjë drejton si shembull. Na jep besim dhe shpresë. Beson se gjithnjë mund të fitojmë. Këtë e tregon dhe iu thotë lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Ti dëshiron ta ndjekësh atë”, deklaroi le Bris. 33-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 3 asiste.
Lini një Përgjigje