TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 09:07

Trajneri i Partizanit përplas në tokë lojtarin e tij, më pas kërkon falje (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Trajneri i Partizanit përplas në tokë lojtarin e tij, më pas
Trajneri i Partizanit përplas në tokë

Trajneri i Partizanit U-18, Aldo Duro, është bërë protagonist i një gjesti që i ka kaluar kufijtë e motivimit. Me tensionin e sfidës që deri në ato momente po humbej nga të tijtë, Duro i ka dhënë një të shtyrë futbollistit Antonio Pëllumbi.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 79-të kur Pëllumbi po bëhej gati për t'u futur në fushën e lojës. Në inercie e sipër, kjo kombinuar edhe me një moment të papërshtatshëm kur Pëllumbi po lidhte këpucët e sportit, Duro duket se e ka tepëruar me forcën dhe lojtari ka rënë në tokë.

Reagimi i menjëhershëm erdhi nga Duro, që iu afrua Pëllumbit duke i thënë diçka (një lloj ndjese) dhe duke e motivuar për të dhënë më të mirën. Në fund Partizani përmbysi ndeshjen 2-1 dhe trajneri Duro kërkoi falje në dhomat e zhveshjes për një gjest që më shumë se përdorim force ishte në inerci e sipër mbërthyer nga tensioni i sfidës.

trajneri i partizanit përplas

Lini një Përgjigje