TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2025, 21:02

Ndikimi i “maratonomakut” Granit Xhaka në suksesin e ekipit të Sandërlendit

Shkruar nga Pamfleti

Ndikimi i “maratonomakut” Granit Xhaka në suksesin e ekipit

Të gjithë mendonin se Sandërlendi u ngjit në Premier Ligë për të mos qendruar gjatë, por deri më tani skuadra ku militon Granit Xhaka konsiderohet si një surprizë e këndshme e sezonit, pasi mban vendin e katërt edhe pse janë luajtur 9 javë kampionat.

Pas analizave të ndryshme të bëra rezulton se pas suksesit të “maceve të zeza” qendron pikërisht mesfushori shqiptar, i cili u transferua këtë verë në Angli.

Të dhënat e mbledhura nga lojtarët në fushë tregojnë se dyshja e mesfushës së Sandërlendit, e formuar nga Granit Xhaka dhe Noah Sadiki, ka përshkuar plot 200.97 kilometra. Xhaka me 100.83 km dhe Sadiki me 100.14 km janë dy lojtarët, të cilët kanë vrapuar më shumë deri më tani në kampionatin anglez.

Megjithëse në moshën 33 vjeçare, Granit Xhaka vijon të luajë në nivele të larta duke dhënë më të mirën. Duket se rikthimi i tij në Angli pas dy sezonesh në Gjermani te Bajer Leverkusen, i ka bërë mirë mesfushorit me origjinë shqiptare, që në ishull duket i rilindur tashmë.

granit xhaka mesfushori shqiptar sandërlend

Lini një Përgjigje