TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2025, 19:03

Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës, peshëngritësja fiton 3 medalje ari në të treja disiplinat

Shkruar nga Pamfleti

Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës,

Enkileda Carja është dominuese absolute në kategorinë e saj në peshëngritje për peshën deri në 63 kg në Kampionatin Evropian të të Rinjve që po mbahet në Durrës.

Peshëngritësja kuqezi pati një ditë të jashtëzakonshme, teksa u shpall kampione e Evropës në kategorinë Junior të këtij kompeticioni e madje duke  vendosur 6 rekorde evropiane. Enkileda Carja vendosi rekorde në stilin e shkëputjes, teksa ngriti peshat 95kg, 96 kg dhe 98 kg duke marrë medaljen e pare në këtë stil.

Ajo ishte perfekte edhe në stilin e shtytjes ku edhe këtu nuk bëri asnjë gabim për të vendosur rekordet e reja evropiane teksa ngriti peshat 113 kg në provën e parë, 116 në të dytËn dhe 118 kg në tentativën e tretë, rekorde që shoqëruan një tjetër medalje të artë.

Në dygarësh, pesha totale e ngritur nga Enkileda Carja ishte 216 kg dhe duke marrë edhe medaljen e tretë të artë. Me pak fjalë, 3 medalje të arta dhe 6 rekorde evropiane në një kampionat të Kontinentit është një bilanc që nuk mund të përmirësohet më tej dhe peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja vazhdon të gdhendë emrin e saj me shkronja të arta.

enkileda carja peshëngritësja shqiptare

Lini një Përgjigje