TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2025, 17:20

Jasir Asani i jashtëzakonshëm në Iran, portieri shpërthen keq pas golit të radhës të sulmuesit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani i jashtëzakonshëm në Iran, portieri shpërthen

Jasir Asani vazhdon të bëjë mirë në Iran ku me Esteghlalin ka gjetur golin e radhës. Sulmuesi i Kombëtares shënoi nga penalltia, për të zhbllokuar ndeshjen ndaj Aluminium Arak për javën e nëntë të kampionatit.

Vetë Asani e fitoi penalltinë, që e ekzekutoi në mënyrë perfekte në minutën e 17. Çfarë ra në sy pas golit nga penalltia ishte reagimi i portierit të rivalëve ndaj shokëve të skuadrës. Khalifeh dukshëm kishte rezerva për penalltinë e shkaktuar.


Esteghlali në fund fitoi me rezultatin 3-1. Me 3 pikë të arta në garën për titull vijon me rezultatet pozitive dhe ndodhet në krye të tabelës. Për Asanin ishte goli i pestë në kampionat duke e vendosur në vendin e dytë nga golashënuesit.

jasir asani sulmuesi i kombëtares portieri i esteghlal

Lini një Përgjigje