
Laçi ka prezantuar pasardhësin e Stefano Senigagliesi. Bëhet fjalë për ish-trajnerin që ka drejtuar në Superiore, Naci Shensoi. Ai ka qenë tekniku i Kukësit, Bylisit dhe Lirisë në Shqipëri. Kurbinasit i urojnë mirëseardhjen 67-vjeçarit.
Postimi i plotë:
KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Naci Şensoy, i cili do të marrë nga sot drejtimin e ekipit bardhezi. 67-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave të mëparshme si trajner i Vihrenit, Bylisit, Kukësit, FK Manisa, FC Liria dhe të tjera.
Stafi i KF Laçit i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese në pankinën tonë trajnerit Şensoy! ????
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje