TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2025, 21:07

10 mln euro për miqësoren me Argjentinën, kombëtarja “blen shtrenjtë” ndeshjen e luksit për të sjellë Mesin në kontinentin afrikan

Shkruar nga Pamfleti

10 mln euro për miqësoren me Argjentinën, kombëtarja

Lionel Mesi do të rikthehet në kontinentin afrikan, këtë herë për një miqësore luksoze që po bën bujë në gjithë botën.

Kapiteni i Argjentinës do të udhëheqë kampionët e botës në një përballje spektakolare ndaj Angolës, më 14 nëntor, në kryeqytetin Luanda.

Sipas Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), “La Albiceleste” do të zhvillojë më parë disa ditë stërvitje në Spanjë, përpara se të udhëtojë drejt Afrikës për ndeshjen e vetme të muajit nëntor. Pas duelit, skuadra do të kthehet sërish në Europë për të vijuar grumbullimin deri më 18 nëntor.

Por vëmendjen kryesore nuk po e merr loja – por shifra marramendëse që do të paguajë Angola. Sipas raportimeve të “African Football Insider”, vendi afrikan do të shpenzojë plot 10 milionë dollarë për të sjellë Mesin dhe Argjentinën në Luanda.

Kjo ndeshje është pjesë e një projekti ambicioz të qeverisë dhe Federatës së Futbollit të Angolës për të promovuar turizmin dhe për ta vendosur futbollin vendas në hartën botërore.

Në rrjetet sociale, reagimet janë të përziera: një pjesë e qytetarëve e shohin si një ngjarje historike dhe mundësi unike për të parë Mesin nga afër, ndërsa të tjerë e kritikojnë si një shpenzim të tepruar në një vend që përballet me sfida ekonomike.

lionel mesi angola kombëtarja e angolës

Lini një Përgjigje