TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2025, 19:26

Fali Ramadani bëhet menaxher i sulmuesit të Shqipërisë U-17, pas kombëtares A e kanë radhën edhe ata të moshave

Shkruar nga Pamfleti

Fali Ramadani bëhet menaxher i sulmuesit të Shqipërisë U-17,

Menaxheri i njohur Fali Ramadani, nëpërmjet kompanisë së menaxhimit “LIAN Sports”, ka shtuar në vazhdimësi në vitet e fundit numrin e futbollistëve shqiptarë që ka në administrim.

Në listën e tij janë emra që qarkullojnë në Kombëtaren A si Myrto Uzuni, Kristian e Stiven Shpendi, Nedim Bajrami, Ylber Ramadani, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti, pa harruar këtu se gjatë verës pjesë e këtij grupi është bërë edhe trajneri Silvinjo, i cili ka lënë menaxherin e tij historik.

“LIAN Sports” menaxhon edhe emra të tjerë të njohur si për shembull Luis Hasa, apo edhe Redi Kasa e Armando Sadiku. Por bie në sy se tashmë nën menaxhimin e tij ka kaluar edhe një sulmues i ri shqiptar, djaloshi i datëlindjes 2009, Majkol Luka. Futbollisti i Shqipërisë U-17, i cili është pjesë e klubit të Fiorentinës, do të përfaqësohet tani e tutje nga kompania që drejton Fali Ramadani.

Fali Ramadani bëhet menaxher i sulmuesit të Shqipërisë U-17,

fali ramadani menaxheri shqiptar

Lini një Përgjigje