TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2025, 17:39

Shqipëria luan fatet për “play off” e Botërorit, Tomas Tuhel mendon surprizën nga Kategoria e Dytë e Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria luan fatet për “play off” e Botërorit,

Anglia është skuadra e parë europiane që ka siguruar biletën e saj në Botërorin 2026. Kjo bën që “tre luanët” të përballojnë më të qetë dy ndeshjet e fundit të tyre, ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndeshje të cilat janë vendimtare për fatin e ekipeve që kanë përballë në luftën për “play-off“, por edhe një mundësi për Tuhel që të eksperimentojë dhe të shohë nga afër opsione të reja për ekipin që do të përzgjedhë për të marrë pjesë në Botërorin e vitit të ardhshëm. Sipas mediave angleze, ai po përgatit një surprizë të pazakontë për këto dy ndeshje, pasi do të ftojë një lojtar nga kategoria e dytë angleze.

Karl Rashuorth, portieri 24-vjeçar i Koventri, është një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në startin e sezonit në Championship dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e Tuhel dhe stafit të tij. Lojtari i huazuar nga Brajtoni, ka regjistruar 613 minuta radhazi pa pësuar gol, duke vendosur rekordin e ri për Koventrin, që është kthyer në klub kandidat për t’u ngjitur në elitë.

Kësisoj, Tuhel po planifikon që ta bëjë pjesë të “tre luanëve” në ndeshjet e nëntorit, ku mendohet se do të ketë rotacion në portë pasi trajneri gjerman do të shohë mirë këtë repart dhe ndoshta edhe të ndryshojë hierarkinë mes shtyllave.

 

karl rashuorth portieri i koventrit tomas tuhel trajneri i anglisë

Lini një Përgjigje