
Elseid Hysaj do të jetë një nga mungesat e Lacios në ndeshjen e sotme në Serinë A ndaj Pizës. Kjo është mësuar pasi klubi i Lacios ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për duelin i cili zhvillohet sot në darkë.
Sipas mediave italiane, Hysaj mund të kishte minuta në këtë duel, pasi Lacio ka një mungesë të alternativave në krahët e prapavijës. Por një problem në gjurin e tij të djathtë, ka bërë që stafi mjekësor të këshillonte pushim për ditën e sotme për futbollistin.
Ai ka vuajtur një tendinopati në këto ditë dhe është preferuar që të mos sforcohet në ndeshje, për të mos rrezikuar një përkeqësim të situatës e një mungesë më të gjatë. Ndaj do ta ndjekë ndeshjen e sotme nga televizori, pasi nuk do të udhëtojë me skuadrën në transfertën drejt Pizës, teksa shpresohet që të rikuperohet në kohë për duelin e javës së ardhshme kundër Kaljarit.
Lini një Përgjigje