TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2025, 22:49

Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltrit mposhtin Fiorentinën dhe harrojnë humbjen me Napolin

Shkruar nga Pamfleti

Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltrit mposhtin

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat pas asaj humbje me Napolin pak ditë më parë, me zikaltrit që triumfuan në “San Siro” me rezultatin 3-0.

Golat erdhën në pjesën e dytë, kur Çalhanoglu zhbllokoi takimin në minutën e 66 dhe pas 5 minutash, Susiç dyfishoi shifrat.

Dy minuta nga fundi, ishte sërish Çalhanoglu që tundi rrjetën, kësaj radhe me anë të një 11-metërshi.

Kështu Interi parakalon Milanin në renditjen e SerisëA duke u ngjitur në vendin e tretë me 18 pikë, 3 më pak se Napoli e Roma.

inter fiorentina seria a

Lini një Përgjigje