TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2025, 19:57

Dhuratë nga FSHF-ja! Komiteti Ekzekutiv gati të ndërtojë fushën e re në trevën shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Dhuratë nga FSHF-ja! Komiteti Ekzekutiv gati të ndërtojë

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndër vendimet më të rëndësishme të marra gjatë kësaj mbledhjeje ishte ndërtimi i një fushe futbolli në Luginën e Preshevës, një investim historik nga Federata e Futbollit, pasi përfaqëson investimin e parë të këtij lloji në këtë trevë me popullsi shqiptare.

Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të sigurt, edukative dhe nxitëse për zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të asaj treve. Përveç kësaj, fusha do të shërbejë si një qendër komunitare sportive, ku do të mund të organizohen ndeshje, turne dhe aktivitete ndërkufitare.

Në korrik te këtij viti, FSHF financoi dhe mbështeti organizimin e turneut të futbollit në Luginën e Preshevës, në të cilin morën pjesë rreth 350 fëmijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshave 7-13 vjeç.

komiteti ekzekutiv i fshf

Lini një Përgjigje